Bashkimi Evropian e publikoi raportin e grupit të Rajnhard Pribesë lidhur me sundimin e së drejtës në Maqedoni. Raporti është përpunuar në bazë të njohurive të grupit të ekspertëve gjatë qëndrimit të tyre në Maqedoni në korrik të këtij viti.

LEXO: Publikohet raporti i PSP-së, janë dëgjuar 70 përqind e “bombave” (FOTO)
Në raport ceket se ndërtimi i besimit në institucionet shtetërore dhe funksionarët duhet të rindërtohet, ndërsa parandalimi dhe shkatërrimi i korrupsionit dhe nepotizmit në të gjitha nivelet e pushtetit, duhet të jetë prioritet kulmor.

“Opinioni i përgjithshëm ende ka ndjenjë se institucionet u shërbejnë partive dhe funksionarëve, e jo qytetarëve dhe shtetit. Progres minimal është bërë lidhur me skandalin masiv me përgjimin dhe shkeljen enorme të të drejtave dhe lirive të njeriut, lidhur me fillimin e hetimeve për ata të cilët kanë gabuar dhe e kanë shkelur ligjin. Por, është e domosdoshme këto procedura të zhvillohen në mënyrë sa më të përshpejtuar dhe si prioritare.

Në raport notohet se Prokuroria speciale publike duhet të vazhdojë me punë, sepse është me rëndësi thelbësore të vazhdojë procesuimi penal i përgjegjësve për përgjimin jolegal.

“Përcaktimi i përgjegjësisë penale për përgjimin ilegal është me rëndësi thelbësore dhe duhjet të vazhdojë të zbatohet. Edhe krahas kritikave, obstruksionit dhe qëndrimit jo-bashkëoperativ në gamë të gjerë të institucioneve kyçe, prëfshirë edhe tentimin e presidentit për t’i falur të gjithë madje edhe ata të cilët potencialisht do të ishin nën hetime, PSP megjithatë tregon përkushtim dhe kompetencë. Megjithatë, kufizimet dhe obstruksionet e mandatit të PSP-së e ngrisin çështjen për kontinuitet që është e rëndësi thelbësore për sigurimin e përgjegjësisë penale. Ekzistojnë mundësi të ndryhsme për t’u siguruar ky kontinuitet. Një bazë e fuqishme juridike për këtë është e domosdoshme”, thuhet në raportin më të ri të Pribesë.

Ekipi i ekspertëve konstaton edhe se nuk vepron në mënyrë azhurnuese rreth lëndëve të cilat i merr nga PSP, se nga gjithsejt 20 aktakuza të parashtruara, deri më tani janë konstatuar vetëm tre, ndërsa edhe pas dy viteve askush nuk është dënuar pas akuzave të PSP-së.

“Gjykata duket sikur me qëllim e shtyen procesin për miratim apo hedhje poshtë të kërkesave të PSP-së për aktakuzë, ndërkaq ka edhe jogatishmëri për caktim të masës së paraburgimit”, thuhet në raport.

Grupi i ekspertëve thekson se me rëndësi thelbësore është të sigurohet përgjegjësi penale për të gjithë kryesit e dyshuar, pa marrë parasysh përkatësinë politike.

Për statusin e ardhshëm të PSP-së, si një nga mundësitë rekomandohet që ajo t’i bashkangjitet Prokurorisë republikane publike, si njësi apo sektor i specializuar.

Loading...