Prokurorja speciale, Katica Janeva e prezantoi raportin e ri gjashtëmujor para deputetëve. LSDM-ja në pushtet e inkurajoi PSP-në që të vazhdojë me tempo të njëjtë në hetimin e krimit nga korrupsioni i lartë. VMRO-DPMNE-ja, nga ana tjetër, për dallim nga ardhjet paraprake të Janevës në Kuvend, këtë herë kishte një retorikë më të butë. Në emër të opozitës foli Zoran Ilioski. E pyeti Janevën nëse në tregun joformal qarkullojnë “bomba” dhe nëse ato janë duke u shitur. Ilioski kërkoi, Janeva të tregojë edhe atë se kush ka përgjuar në mënyrë të paligjshme.

Kaluan 18 muaj tashmë dhe dhjetëra të tjerë ose rreth dy vite qëkur jeni formuar, nuk ka kurrfarë paralajmërimi se është arritur deri te ajo se kush ka përgjuar – tha Zoran Ilioski, VMRO-DPMNE.

Ka aktakuzë që është vërtetuar tashmë në gjykatë. Kjo është lënda Target – Fortesa, në të cilat janë akuzuar personat Sasho Mijallkov, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, si dhe Gordana Jankulloska – deklaroi Katica Janeva, Prokurore Speciale Publike.

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët nga foltorja kërkoi që Janeva të hetojë nëse ka ende shqiptarë që janë të pafajshëm, e që gjenden në burg.

Nëse ka biseda në këtë drejtim se burgjet janë përplot me shqiptarë të cilët nuk duhet të jenë atje, ja, po premtoj se këtë do ta hetojmë dhe do të nisim hetim të veçantë – theksoi Katica Janeva.

PSP-ja në raportin e gjashtë me radhë shkroi se kanë dëgjuar më shumë se një milion biseda të përgjuara në mënyrë të paligjshme.

 

Loading...