Incidenti i mbrëmshëm i armatosur në Shkup, me ç’rast është plagosur një person, është përfshirë në raportin zyrtar të Ministrisë së punëve të brendshme.

Sipas këtij raporti, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23 e 35 të natës, ndërkaq shoferi D.T ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij ”Golf”, duke goditur një bllok anësor betoni, që më pastaj të rrokulliset.

D.T nuk është lënduar nga aksidenti i komunikacionit, por te ai janë konstatuar plagë të rënda me armë zjarri, në pjesën e barkut, kraharorit dhe në dorë. MPB-ja ka ndërmarrë masa për të sqaruar rastin.

Loading...