Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi e pyeti prokuroren Katica Janeva se çfarë ka hetuar për BDI-në, e cila ka qenë në pushtet së bashku me VMRO-në, e cila duket të jetë më e inkriminuara nga përgjimet.

Gjatë pyetjeve për prokuroren Katica Janeva, e cila po prezanton raportin gjashtëmujor, Rashidi pyeti nëse vërtetë brenda burgjeve ka shumë shqiptarë, siç dëgjohet të thotë Gordana Jankullovska në një prej bisedave të përgjuara.

“Shqiptarëve u intereson roli i përfaqësuesit të tyrë në Qeverinë e atëhershme pasi Qeveria ka funksionuar me dy shtylla. Në përgjimet që i keni ju, kemi dëgjuar të flitet se si burgjet janë përplot me shqiptarë. Me të drejtë shqiptarët dyshojnë se aty mund të ketë edhe shumë shqiptarë të pafajshëm të cilët nuk e kanë aty vendin”, i tha Rashidi Janevës.

Por, Katica Janeva iu përgjigj Rashidit se do hetojë gjendjen nëpër burgje nëse vërtetë ka shqiptarë të pafajshëm, por nuk iu përgjigj Rashidit lidhur me hetimet ndaj BDI-së. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

Loading...