Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Syrija Rashidi tha se ka arsye për të kritikuar punën e qeverisë, duke shtuar se tek shqiptarët ende nuk ka ardhur demokracia.
“Në zgjedhjet e fundit lokale pat keqpërdorim të pushtetit. Zoran Zaev doli dhe u tha shqiptarëve të votojnë këto njerëz që më duhen mua. Keqpërdori rekomandimet evropiane për mospërzierjen e partisë në pushtet dhe ai si kryeministër të kërkoj vota. Ja arritët të izoloni komplet Gostivarin. Në drejtësi, rasti i Almirit, të gjithë e dinë se është vrasje ndërsa prokurori ri thotë të kundërtën. Nëpër burgje ka shqiptarë që nuk e kanë vendin aty por vuajnë burg dhe ka të tjerë që duhet të jenë në burg por janë të lirë”, tha Syrija Rashidi, raporton SHENJA.
Por ai shtoi se kjo qeveri nuk duhet të bjerë ngase ka marrë përsipër të udhëheq me vendin për anëtarësimet euroatlentike, dhe duhet ta mbajë atë përgjegjësi”.

Loading...