Rast i rëndë i vdekjes në Çair

Në Gjinekologjinëe e Çairit ka ndërruar jetë një grua gjatë lindjes të martën paradite. Lajmin e kanë informuar edhe nga vetë spitali, shkruan Gazeta Lajm.
“Ju njoftojmë se më datë 25.07.2018 në orët e paraditës ka ndërruar jetë një lehonë si rezultat I shtatzanisë së komplikuar. Gjatë diotës së djeshme lehona është pranuar në Spitalin e specializuar për gjinekologji dhe akusheri ‘Nënë Tereeza’ -Çair, Shkup”, njoftuan nga gjinekologjia e Çairit. Lehona është transferuar edfhe në Klinmikën e Gjinekologjisë, por nuk kanë mundur ta shpëtojnë. Nga gjinekologjia e Çairit njoftojnë se fëmija I sapolindur është I gjallë.

Loading...