Maqedoni

Rasti Almiri, nesër mbahet seanca gjyqësore

almiri4

Nesër do mbahet seanca e radhës për rastin e Almir Aliut. Trupi gjykues në krye me Maja Denkovska do të kumtoj nëse organi i akuzës në Kumanovë do të largojë Prokuroren e lëndës Suzana Kusigerska ose jo.

Nuk dihet nëse procesi gjyqësor do të nisë i gjithi nga fillimi, apo do të ketë rigjykim me procesverbale të deritanishme. Në rast se procesi nis nga fillimi, pala e dëmtuar do të kërkojë që në akuzë për dhunë të përfshihet edhe vëllai i Boban Iliç, Bojan Iliç ndaj të cilit, SPB Kumanovë më 26 qershor 2016 ka iniciuar padi penale për dhunë.

Kërkesa e palës së dëmtuar vjen pas tentativave për rikualifikim të lëndës nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”. Pas paralajmërimeve të tilla, avokatët e familjes Aliu kërkuan nga Prokuroria e Lartë të prononcohet mbi tentativën për rikualifikim. Kjo e fundit kërkesën e adresoi në Prokurorinë Republikane ku edhe në kolegjin e mbajtur, prokurorët u ndanë në baza etnike. Respektivisht, 4 Prokurorët shqiptarë u mbi-votuan nga kolegët e tyre maqedonas me 6 vota pro rikualifikimit.

Për vrasjen e Almir Aliut akuzohet Boban Iliç, ndërsa për dhunë ndaj të akuzuarit dhe vëllait tij Bojan Iliç akuzohen Sedat Aliu, Abdulla Aliu dhe Sami Demiri. Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor të vitit 2016 në Kumanovë, pas një zënkë paraprake mes familjarëve të Almirit dhe të akuzuarit Boban Iliç i cili shtypi me makinë 4 vjeçarin nga Kumanova dhe prindërit e tij. /albeu.com/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top