Rasti “Arka” vazhdohet për më 27 shtator

Gjykimi për blerjen e pajisjeve e komunikimit elektronik për nevojat e Drejtorisë së Pestë në kuadër të DSK-së për rastin “Arka” të Prokurorisë Speciale Publike do të vazhdojë më 27 shtator me paraqitjen e dëshmive materiale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prokuroria në seancën e sotme u paraqitën rreth 60-të dokumente, nga 900 gjithsej të propozuar.

Prokurori Artan Ajro filloi me nxjerrjen e dëshmive materiale, me atë se “Finzi” ka marr para nga MPB pas marrëveshjes me vlerë 124 milionë denarë të bërë në vitin 2010, ndërsa e nënshkruar nga ish zv. ministri për punë të brendshme Gjoko Popovski dhe drejtuesi i “Finzi” Vlladimir Stajkoviq vëllau i të akuzuarit Nebojsha Stajkoviq.

Seanca zgjati më shumë se katër orë në të cilën u prezantuan dy aneks marrëveshje të nënshkruara, i pari në vitin 2011 me vlerë 49 milionë denarë dhe i dyti në vitin 2012 me vlerë tre milionë denarë, të nënshkruar nga Popovski nga MPB dhe Kosta Krpaç si udhëheqës i “Finzi”.

Për rastin “Arka” të akuzuar janë Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Nebojsha Stajkoviq dhe Goran Grujevski, i cili gjendet në Greqi.

Loading...