Aktuale

Rasti “Kumanova”: Dëshmon ish polici, Arsim Bajrami

gjykimi-kumanova-1010_1476106396-3514730

Shkup, 21 prill- Arsim Bajrami, ish pjesëtar i MPB-së, i akuzuar në rastin “Kumanova” sot para Gjykatës ka hedhur poshtë aktakuzën “terrorizëm” që i vihet si barrë dhe ishte kategorik se gjatë kohës që ka ushtruar profesionin ka qenë profesionist. Siç potencon vet ai, për kontributin e tij në MPB më shumë flasin mirënjohjet dhe shpërblimet që ka marrë, derisa ka qenë në detyrë zyrtare, raporton gazeta Lajm.

“Karriera ime në MPB ka filluar më vitin 2003 si polic, pastaj më vitin 2014 në ekipin mobil për ndjekje të krimit në rrugë, kam qenë edhe inspektor në sektorin për vjedhje. Nga viti 2008 deri më 7 maj të vitit 2015 kam qenë në policinë kufitare, si komandant në rajonin Veri. Gjatë karrierës time në MPB shumë herë jam shpërblyer me mirënjohje për punën time. Përveç nga MPB për punën jam shpërblyer edhe nga ndërkombëtarët, për punën e suksesshme 2009-2011.

Po i them këto gjëra, sepse Prokuroria arriti që vetëm nëpërmes një SMS porosie me kuptim të pasqaruar t’i tregoj gjykatës dhe opinionit se unë kam bërë veprën terrorirëzm, duke ma hedhur poshtë kontributin tim që kam dhënë për shtetin”, deklaroi Arsim Bajrami.

“Pas rastit të Gushincës në një mbledhje në SPB Kumanovë na u dha urdhër se prej atij momenti linjën kufitare do ta kontrollojnë Njësiti special “Tigrat”, ndërkaq nën linjën kufitare do të jenë policët e stacionit policor të fshatit Mateç. Nga ana tjetër detyra jonë ishte të bënim asistencë në pjesën kufitare me Serbinë, në qendrën për të huaj”, rrëfen më tutje Bajrami.

Duke mohuar aktakuzën për terrorizëm dhe organizim terrorist Bajrami tha se nuk po mundet me gjet rolin e tij në këtë aktakuzë.

“Këtu, në gjykatë, i kam njohur të gjithë të akuzuarit. Më parë asnjë se kam njohur. Sami Ukshinin dhe Andi Krasniqin i kam njohur sic i njohin të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Ndërsa Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj, i kam parë në vitin 2008 kur ishin si truproja të BDI-së gjatë fushatës parazgjedhore, kur atëherë unë si polic bëja sigurinë e fushatave, prej atëherë kurrë më si kam parë”, pohon Bajrami.

Çka përmban SMS-i kritik?

“Numrin e kisha të shënuar si “Irfan.Ku (shoku i Blerimit)”. Më 9 maj më shkruan SMS. Porosia ishte e dyshimt, mendova se është gabim dhe nuk i dhashë shumë rëndësi, por më vonë më kapi një panikë dhe mora ta thirri, por nuk ma hapi. Pas kësaj më mori në telefon kryeshefi dhe më tha se ka mbledhje ku duhet të marrim pjesë të gjithë, edhe pse e dinte se pata kërkuar pushim mjekësor. … Sapo filloi mbledhja erdhën 3 pjesëtar të njësitit special me maska dhe pyetën kush është Arsimi. U përgjigja! Më morën! Nuk e respektuan aspak procedurën ligjore, më shtrinë për toke dhe mi morën sendet personale që kisha me vete dhe armën zyrtare, dhe më vendosën në qelinë e SPB Kumanovë.

Gjurmët e nitratit në trenjerkat e mia mund të kenë qenë të kontaminuara nga njësiti special. Unë jam gjuetar, dhe një muaj para rastit isha në gjueti, mundet të jenë gjurmët edhe prej atje”, tha Bajrami.

Në pyetjen e avokatit mbrojtës: A mendoni se SMS ishte për ty? Arsimi me përgjigje.

“Ai SMS nuk ka gjasa të jetë për mua, është gabim i madh ose diçka tjetër. Çka tjetër, duhet ta zbardh Prokuroria”, ishte decid Bajrami.

A keni menduar se dikush po ju thirrë juve t’i bashkoheni grupit?

“SMS ishte e atij lloji, thikë me shumë teha. Unë e pash se është gabim, prandaj nuk i kushtova shumë rëndësi”, përfundoi Bajrami.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top