Ekspertit të propozuar nga Prokuroria Speciale Publike për rastin “Trust”, nuk i është lejuar kryerje e ekspertizës për mekanizmin e gërmimit të qymyrit. Kjo gjë i është pamundësuar nga kompania “Transmet”, drejtues i së cilës është Sead Koçan, njëkohësisht edhe i akuzuari kryesor në lëndën “Trust”. Eksperti u pengua të kryejë ekspertizën edhe pse kishte dorëzuar kërkesë me shkrim deri tek “Transmet”. Kështu ai u shpreh se është detyruar që ta bëjë ekspertizën vetëm përmes dokumentacioneve. Për avokatin mbrojtës deklarimi i ekspertit të sotëm ishte shumë kontradiktor.

Vanço Mitev, avokat mbrojtës

“Të gjithë ata që e ndoqën gjykimin mund të vërenin kontradiktat që dolën nga eksperti lidhur me një numër shumë të madh të pyetjeve…Poenta e deklaratës sime ishte, që edhe teza thelbësore e Porkurorisë, se Komisioni ka qenë i mashtruar dhe i janë dhënë edhe dokumente që nuk i plotësojnë kushtet, kjo nuk është e vërtetë. Komisioni ka punuar me dokumente në gjuhë të huaja edhe pse është i obliguar që të punoj me dokumente në gjuhë maqedone”.

Për prokurorin e Speciales, Gavrill Buveski, eksperti ishte shumë i qartë dhe se vërtetoi se makineritë në kompaninë “Transmet”, kanë punuar me kapacitet më të vogël, se sa është kërkuar në dokumentacionet tenderike.

Gavrill Bubevski, prokuror

“Sipas asaj që e ka nxjerrë nga interneti dhe nga dokumentet të cilat i posedon në bazë të eskspertizës, doli që të dyja makinat, në bazë të kapacitetetit, janë me kapacitet më të vogël nga sa kërkokohet në dokumentacionet e tenderit. Dhe njëra prej tyre që është vendosur është mobile, por edhe statike. Mendoj që kjo sot u vërtetua me anë të deklaratës së tij”.

Paraprakisht në seancat e mëparshme kanë dëshmuar edhe dy dëshmitar, Feim Imeri, pronar i kompanisë “Fiço Servis”, i cili pohoi se që nga viti 1991, ka pasur kontakte dhe ka bashkëpunuar për makineri ndërtimi me pronarin e atëhershëm të kompanisë “Transmet”, Ismet Koçan, babain e Sead Koçanit. Vasill Ristovski, dëshmitari i dytë, pronar i kompanisë ‘Sileks nemetali’, para gjyqit pranoi se kanë ekzistuar fatura të dyfishta për makineri të tipit ‘Damper’, për të fituar tender për gërmim të qymyrit. Në këtë lëndë të PSP-së, ngarkohen tre kompani “Transmet”, “Sileks nemetali”, dhe “Vato”, se kanë falsifikuar dokumente duke treguar mekanizma të cilat nuk i posedojnë, me qëllim që të fitojnë tendere nga ELEM me vlerë prej 17 milionë euro.

Loading...