Avokatët e dënuar me 1200 euro për shkak të lëshimit të seancës gjyqësore në rastin “Lagjja e trimave” vlerësuan se Gjykata Themelore dhe Gjykata e Apelit po tentojnë që t`i bëjnë presion mbrojtjes së të akuzuarve.

Avokati Naser Raufi theksoi se gjobat e larta janë tentim i Gjykatës për të krijuar një disiplinë artificiale për mbajtjen e seancave gjyqësore me çdo çmim edhe përskaj asaj që nuk ekzistojnë kushte minimale për mbajtjen e të njëjtave.

“Jemi të dënuar tre avokatët e mbrojtjes në rastin ‘Lagjja e trimave’. Ankesat janë hedhur poshtë dhe ky vendim i Gjykatës është përfundimtar. Sipas meje, nuk ka baza që të dënohemi, pasi që edhe seanca e fundit me 11 maj u anulua, pasi që ne si mbrojtje reaguam për shkak të asaj se nuk kishte kushte për mbajtjen e seancës në një rast tejet kompleks. Vetë shtyrja e seancës së fundit me 11 maj dhe arsyetimi i trupit gjykues se nuk ekzistojnë kushte, janë dëshmi se këto gjoba janë të pabaza”, deklaroi Raufi, transmeton TetovaSot.

Loading...