ilindja Demokratike Kombëtare (RDK) vlerëson se marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë paraqet marrëveshje e cila i pajton fqinjët njëherë e përgjithmonë. Për këtë arsye, vlerësojnë nga kjo parti, “është shumë e rëndësishme që këtë marrëveshje ta kthejmë në burim të paqes, dhe jo në burim të konflikteve në të ardhmen”.

Për këtë arsye, sot kryetari i kësaj partie Vesel Memedi, dorëzoi njoftimin deri te kryetari i Parlamentit se RDK do të merr pjesë aktive në referendum dhe për pyetjen e referendumit, bashkë me të gjithë ato forca demokratike që janë “për” marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë, me qëllim që ky vend të bëhet pjesë përbërëse e NATO dhe BE.

“Ky qëndrim, përputhet edhe me qëndrimin e botës së civilizuar, ku e paraqesin këtë marrëveshje si shembull të jashtëzakonshëm për zgjidhjen e shumë konflikteve, jo vetëm në rajon por edhe më gjerë. Rilindja Demokratike Kombëtare fton të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që janë të frymëzuar me frymë demokratike, të bëhen pjesë përbërëse e këtij momenti historik dhe të dalin masovikisht më 30 shtator dhe të votojnë ‘për’ bashkëngjitjen në NATO dhe BE”, thonë nga kjo parti.

Loading...