RDK: Më 30 shtator masivisht të votojmë “për” në referendum

Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se marrëveshja në mes Maqedonisë dhe Greqisë paraqet marrëveshje e cila i pajton fqinjët njëherë e përgjithmonë.

“Për këtë arsye, vlerësojmë, se është shumë e rëndësishme që këtë marrëveshje ta kthejmë në burim të paqes, dhe jo në burim të konflikteve në të ardhmen. Ky qëndrim, përputhet edhe me qëndrimin e botës së civilizuar, ku e paraqesin këtë marrëveshje si shembull të jashtëzakonshëm për zgjidhjen e shumë konflikteve, jo vetëm në rajon por edhe më gjerë”, thonë nga RDK.

Për këtë arsye, sot kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Vesel Memedi, dorëzoi njoftimin deri te kryetari i Parlamentit të vendit, se RDK do të merr pjesë aktive në Referendum, dhe për pyetjen e Referendumit do të jetë së bashku me të gjithë ato forca demokratike që janë “për” marrëveshjes në mes Maqedonisë dhe Greqisë, me qëllim që ky vend të bëhet pjesë përbërëse e NATO dhe BE.

“Rilindja Demokratike Kombëtare fton të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që janë të frymëzuar me frymë demokratike, të bëhen pjesë përbërëse e këtij momenti historik dhe të dalin masivisht më 30 shtator dhe të votojnë PËR bashkëngjitjes në NATO dhe BE”., thuhet në kumtesë.

Loading...