Re të pabesueshme mbulojnë Venecian (Foto)

Fotografi të pabesueshme kanë dalë në internet, që shfaqin re të mëdha stuhie mbi Venecian, që e zhytën qytetin italian në errësirë dhe e bënë të dukej si një skenë nga filmi “Independence Day”.
Re të mëdha u mblodhën në veri të qytetit dje, duke shkaktuar një hije të madhe në rrugët ujore dhe arkitekturën e qytetit.
Fotografitë tregojnë qartë retë duke ecur përreth destinacionit të famshëm të turistëve, para se shiu të fillonte të binte, transmeton Gazeta Express.
Fotografitë të kujtojnë skena nga filmi “Independence Day” i vitit 1996, në të cilin UFO-të rrinë pezull në ajër mbi qytetet nëpër botë.

Loading...