Reagim i ashpër i KF Gostivari: FFM-ja është mafioze, e ndihmuar nga shqiptarë servil dhe pakurrizorë

Klubi i futbollit Gostivari, anëtar i ligës së dytë-perëndim reaguar ashpër në adresë të FFM-së, të cilën e quan federatë mafioze, pas tmerrit që thonë ata, që kanë përjetuar në ndeshjen kundër Llabunishtit në Strugë, të shtunën.

përfaqësusit shqiptarë në Federatë i quajnë servil dhe pakurrizorë.

Ja reagimi i plotë i KF Gostivari:

SKANDALOZE!!!!! Sot, edhe një herë, u dëshmua se Federata e Futbollit të Mafiozëve (FFM) është përgjegjësi kryesor i organizmit të cirkut në emër të futbollit. Nuk e dimë për të satën herë viktimë janë përsëri klubet shqiptare e në vecanti KF Gostivari. Për fat të keq të simpatizantëve të vërtetë të futbollit dhe për ata që janë të dashuruar në këtë lojë, federata me këto anime ka bërë që ata të humbin besimin në garën që organizohet nga ky instituticion që quhete Federatë futbolli. Ata kanë ndërtuar një sistem korruptivo-mafioz të ndihmuar nga referët dhe delegatët e tyre për të favorizuar ekipët që janë të para-caktuar prej tyre të fitojnë kampionatin dhe cdokush që dëshiron të nderoj garën dhe të luaj fer ndëshkohet brutalisht nga federata. Ajo që është akoma më tepër për të ardhur keq se të njëjtit ndihmohen edhe nga servilët dhe pakurrizorët shqiptarë të punësuar në federatë që janë pjesë e këtij grupimi mafioz dhe nuk kursehen për tu bërë keq ekipeve shqiptare.

Atë që përjetoi KF Gostvari në Strugë në ndeshjen me Llabunishtën shkon përtej cdo imagjinate dhe arsyeje të shëndosh dhe kalon kufijtë e garës.

Vetëm disa nga rastet më ekstreme nga cirku i prodhuar nga Federata dhe treshja e referëve.

  1. Lojtarët dhe stafi teknik i KF Gostivari gjatë lojës së sotme përjetuan tmerrë të vërtetë në Strugë. Në fillim të ndeshjes lojtarët vendas me një ndërhyrje brutale lëndojnë lojtarin e KF Gostivari, Fatmir Arifin, i cili pëson tronditje në kokë dhe i thyhen dhëmbët dhe për këtë arsye shtrohet në spitalin e Ohrit nga kjo ndërhyrje jonjerëzore.
  2. Pas përfundimit të pjesës së parë nga ana e nikoqirëve persona të pautorizuar futën në fushë dhe sulmojnë fizikisht stafin teknik dhe lojtarët e KF Gostivari. Arsyeja nuk dihet…
  3. Si cekëm referimi është kapitull i vecantë në këtë mes. Ata pa asnje arsye ndëshkojnë me kartona të kuqë dy lojtarë të Gostivarit, anulojë gol të rregullt (sic mund ta shihni në video), dhe nuk akordojnë dy penallti të pastëra!

 

Kryesia e KF Gostivari mendon seriozisht nëse duhet të vazhdoj garën, sepde ajo ka humbur kuptimin dhe është e korruptuar që në thelb. Kryesia e Klubit këto ditë do të inicoj takime me të gjithë klubet shqiptare për tu koordinuar me qëllim të marrjes së një vendim të përbashkët i cili do të bazohet mbi interesat e investimeve të klubeve shqiptare përndryshe nuk e kuptojme llogjikën për të vazhduar të jemi pjesë i këtij cirku.

 

Me respekt,

KF GOSTIVARI

Loading...