Emërimi i Ejup Rrustemit për drejtor te Postat e Maqedonisë në vend të Fadis Rexhepit, me të madhe po komentohet brenda anëtarësisë dhe strukturave të BDI-së. Burime partiake thonë për Gazetën Lajm se shkarkimi i Rexhepit, i cili ishte nga dega partiake e Sarajit, tregon dobësim të pozitave të Rafiz Halitit-Komandant Mësuesit në një anë, kurse “në anën tjetër paraqet dëshmi se Ali Ahmeti vazhdon t’i forcojë pozitat e Musa Xhaferit brenda BDI-së”.
“Ky emërim paraqet në njëfarë mënyre edhe vazhdim të betejës mes Musa Xhaferit dhe Hazbi Likës”, kanë theksuar burime partiake.

Loading...