Prindët shqiptarë nga Çairi kanë përshëndetur denoncimin e kushteve të rënda në çerdhet e Butelit nga ana e mediumeve, por ankohen se pse nuk denoncohen kushtet e rënda edhe në çerdhet e komunës së Çairit.

“Qenkan vetëdijësu disa media ne gjuhen shqipe dhe raportojnë për kushtet e këqija ne çerdhe ku fëmijët janë shqiptar. Deri këtu bravos, po te mos ishte fakti se për çerdhen “11 Tetori” merret guximi te shkruhet e raportohet vetëm pse është ne komunën e Butelit, ndërsa mbyllen sytë për kushtet ne shkollat e Çairit!”, ka shkruar në “facebook” Lindita Ahmeti, një prinde nga Çairi.

“Dhe jo vetëm që mbyllen sytë për shkollat e Cairit, po bile i japin hapësire kryetarit të komunës që të flet si ia do qejfi për investime, rinovime e të tjera në shkollat e Çairi”, ka shkruar Nafie Selmani, një prinde tjetër.

Ndryshe si në Çair, poashtu edhe në Butel, në pushtet në nivel lokal është Bashkimi Demokratik për Integrim. Që të jetë e keqja më e madhe, në Çair edhe kryetari i komunës është nga radhët e BDI-së.

Loading...