Shokët e Agim Krasniqit thonë se është formuar një grup i përzier mes BFI-së dhe BDI-së, të cilët po shqyrtojnë të gjitha mundësitë për të penguar lirimin e Agim Krasniqit nga burgu. Ata kanë dërguar edhe një fotografi të “grupit” për të cilin thonë se kanë mbajtur takim në Gostivar, e ku vërehet edhe kryetari i BFI-së dhe muftiu i Gostivarit, shkruan KumanovaSot.

Ndryshe dy ditë më parë edhe familjarët e Agim Krasniqit nga Kondova thonë se gjykatat nën kontrollin e BDI-së po pengojnë amnistimin e Agimit në bazë të Ligjit për amnisti që hyri në fuqi para dy-tre javëve. Ata sqarojnë se Gjykata në Shkup i ka falur katër vite Agim Krasniqit në bazë të Ligjit për amnisti, mirëpo Gjykata e Gostivarit është duke penguar hyrjen në fuqi të këtij vendimi.
“Agimi u dënua edhe për një rast në Gostivar. Rasti ishte i montuar nga BDI, por ishte si ishte, ke ajo kaloi dhe me bashkimin e lëndëve, u dënua me 15 vite arrest. Me ligjin për amnisti, Agimit i janë falur 4 vite të dënimit nga Gjykata e Shkupit. Mirëpo tani sërish Gjykata e Gostivarit, që është nën kontrollin e BDI-së, po pengon hyrjen në fuqi të amnistisë dhe heqjen e katër viteve”, deklaroi për Gazetën Lajm Besim Krasniqi, vëllau i Agim Krasniqit.
Në rast se fiton 4 vite amnisti, Krasniqit i mbeten edhe vetëm 4-5 muaj për të dalë përfundimisht në liri. Vëllau i tij është i bindur se në Gjykatën e Apelit do ta fitojnë rastin, por është i revoltuar nga kjo zvarritje që sipas tij po bëhet nga BDI, vetëm e vetëm sa më tepër të mbajnë vëllaun e tij në burg.
grupi

Loading...