Diplomati gjerman Ernst Reichel ka bërë deklarata të forta ndaj veprimeve të opozitës.

Ai ka thënë se ata po shantazhojnë qytetarët. Duke komentuar protestën e 28 nëntorit të thirrur nga opozita, Reichel ka thënë se Dita e Flamurit duhet të festohet në paqe.

Ky është postimi i plotë i diplomatit gjerman përgjegjës për Ballkanin në MPJ të Gjermanisë.

Duket se nuk do të ketë trazira sot. Ky është një lajm i mirë. Por populli i Kosovës duhet të festojë Ditën e Flamurit në paqe dhe siguri. Opozita duhet të ndal shantazhet me anë të dhunës ndaj popullit të Kosovës dhe përfaqësuesve të zgjedhur të tyre .Kjo dëmton demokracinë e re të Kosovës dhe imazhin e saj në botë. Opozita duhet të mësojë ta respektojë vullnetin e shumicës të shprehur në zgjedhje. Ende shpresoj se ka zëra të arsyes brenda opozitës. Shpresoj t’i dëgjoj ata.

Loading...