Reagon Enver Hasani: Aktakuza ndaj meje arbitrare dhe hakmarrëse

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, dhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinës tetit Enver Hasani, përmes një kumtese thotë se për aktakuzën e ngritur ndaj tij sot nga Prokuroria Speciale e Kosovës ka mësuar nëpërmjet medieve.

Hasani aktakuzën e ka quajtur arbitrare dhe hakmarrje ndaj tij, transmeton Koha.net .

Sipas tij, kjo mënyrë e të ngriturit aktakuzë nuk shihet as në sistemet totalitare.

Në këtë kumtesë Hasani ka thënë: 

“Ju njoftoj se as në sistemet më totalitare nuk ngrihet aktakuze pa pasur një deklaratë të të pandehurit. Unë dje kam qenë në polici pa avokat dhe kam dërguar kërkesën që Gjykata Themelore është duke e shqyrtuar qe disa muaj dhe akoma nuk ka verdikt”, thotë Hasani.

Kjo sepse një procedurë gjyqësore për çështjen e sigurimit të provës është duke u zhvilluar dhe akoma nuk ka përfunduar sepse ngelet e pazgjidhur çështja e imunitetit. Ngelet në ju ta vlerësoni nëse kjo është kështu. Emri i hetuesit që kam kontaktuar është Rreshter Avni Reqica”, thuhet në komunikatën e Hashani”, thuhet më tej në komunikatën e tij.

Kjo është më shumë se hakmarrje ndaj meje, arbitratitet i pafund.”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit Enver Hasani, për kryerjen e veprave penale: Falsifikimi i dokumentit zyrtar dhe keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, si dhe ka pushuar hetimet për një vepër penale, për të cilën ka qenë duke u hetuar.

Loading...