Reagon kryetari i Preshevës pas fluturimit të aeroplanëve serbë afër kufirit me Kosovën

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar pas provokimeve të sotme të shtetit serb, ku aeroplanët ushtarkë serbë fluturuan mbi hapësirën ajrore në kufirin Kosovë – Serbi
Arifi shkruan në Facebook se akte të tilla shtojnë pasigurinë dhe ankthin tek shqiptarët në Luginën e Preshevës. Ai fton institucionet përkatëse qëndrore që të mos keqpërdorin hapësirat e Komunës që ai drejton për demonstrimin e forcave si reagim i ngjarjeve politike të shënuara një ditë më parë.

Ky është postimi i plotë i Arifit në Facebook:

Sot rreth orës 14.00 qytetarët e Komunës së Preshevës janë shqetësuar nga fluturimi në distancë të ulët të avionëve ushtarak të Republikës së Serbisë.

Me indinjatë të thellë konstatojmë se veprimet e tilla shtojnë pasigurinë dhe ankthin tek shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ftoj institucionet përkatëse qëndrore të mos keqpërdorin hapsirat e Komunës sonë për demonstrimin e forcave si reagim i ngjarjeve politike të shënuara ditë më parë.

Gjithashtu siguroj qytetarët e Komunës së Preshevës se kemi mbështetjen dhe besimin e plotë të miqve tanë ndërkombëtarë dhe ftoj që ti përmbahemi provokimeve eventuale dhe aktiviteteve spontane. /Lajmi.net/

Loading...