Reagon Lëvizja Besa: Bashkë me banorët e Tetovës dhe rrethinës nuk do të lejojmë që Teuta Arifi të tallet me prioritet tona

Reagimi i Lëvizjes Besa

Çdo qytet në vete mbart koloritin e kulturës dhe traditës. Në betejën për tu bërë qytet modern Tetova ka humbur në kakofonin e prioriteve elementare si në aspektin kulturor e artistik, ashtu edhe në atë ekonomik. Ashtu si vitet e kaluara edhe këtë vit “Vera e Kulturës Tetovare” pati një sërë parregullsish, si në aspektin e prioritetve, ashtu edhe në aspektin e tranparencës financiare.
Çdo projekt në vete planifikohet me precizitetin maksimal, vetëm me Teuta Arifin ndodh që rrumbullaksimi i një projekti të bëhet pasi të mbaroj projekti. Komuna e Tetovës që moti i ka ngatëruar prioritet në vend të muzikës, ahengut dhe qejfit, duke i lënë anash projektet jetike që i japin frymë qytetit.

Ne si Lëvizje Besa bashkë me banorët e tetovës dhe rrethinës nuk do të lejojmë që Teuta Arifi të tallet me prioritet tona. Prandaj, në vend të aktiviteteve të tilla Teuta Arifi urgjentisht të filloj;
– të zgjidh problemin me mbartjen dhe menaxhimin e mbeturinave, mungesën e kontenjerëve nëpër qytet,
– të zgjidh problemin e mungesës së ujit të pijshëm, mungesën e parkingjeve,
-të zgjidh problemin e transportit publik,
– të zgjidh problemin e qarkullimit të vështirësuar në komunikacioni,
– të filloj hapjen e bulevardeve kryesore etj.

Urgjentisht të filloj të zgjidh problemin me shtratin e lumit në Poroj, sepse jetët e njerëzve janë më të rëndësishme se aktivitet kulturore dhe interesit personal të Teuta Arfit.
Në kulmin e kohës kur vijnë mërgimtarët bëhet merremetimi i gropave dhe pusetave (shakteve) “gjoja” po punohet, me qëllim që të arsyetojnë kaosin në komunikacion.
Znj. Teuta Arifi e dimë se dielli nuk mbulohet me shoshë, e dimë se makthi dhe stresi i qytetarëve kanë një kosto të madhe, ndoshta jo sa investimet e pastërmkës, kjo gjë do të ndikoj në të ardhmen që shumë më pak mërgimtar ta vizitojnë Tetovën.
Është momenti i fundit, ose le të fillojnë të bëjnë diçka në interes të qytetarëve, ose le ta dorëzojnë mandatin, në të kundërt do të marrim masa të tjera, duke kërkuar edhe mos bindje qytetare për mos marrjen e shërbineve të duhuara.
Lëvizja Besa nuk do të lejoj që të nënçmohen tetovarët dhe banorët e pollogut, nëse një herë ju shpëtuan Mile Zeçeviqi dhe Lube Boshkovski, herën tjetër nuk do ta keni këtë fat, sepse tetovarët dijnë të vlerësojnë më shumë, sesa ju dini të vidhni.
Lëvizja BESA – Dega Tetovë

Loading...