Pas informatës se është përcjellë nga pjesëtarët e DSK, ka reaguar edhe vet analisti Albert Musliu. “Jam i shqetësuar edhe pse mund të paramendoj se në çfarë skajshmërie ka mundur të shkojë regjimi i kaluar. Megjithatë ky është një shqetësim, si për mua, ashtu edhe për familjen time dhe bashkëpunëtorët e mi. Prandaj do të përdorë të gjitha mundësitë institucionale dhe gjyqësore që përgjegjësit të ndëshkohen dhe të gjejë satisfaksionin tim personal”, është shprehur Musliu, transmeton Koha.mk

Loading...