Sport

Reagon Shkëndija: Do ta fitojmë titullin, s’na duhet ndihma e askujt

ferhan

Sot gjatë ditës emri i klubit tonë është lakuar në media të ndryshme, duke involvuar klubin apo lakuar emrin tonë për interesa si dhe agjenda personale. Andaj ne si klub detyrohemi të reagojmë publikisht duke kërkuar nga të gjitha palët që mos të shfrytëzohet emri i klubit tonë.

Skuadra jonë tani më 3 vite e gjysmë është duke bërë investime të mëdha, me qellim të ngritjes së një klubi të organizuar të nivelit evropian. Klub që objektiva e titullit kampion më nuk është vetëm qëllim dhe ëndër por edhe e realizushme. Sukseset tona lidhen direkt me arritjet në terenin e gjelbërt dhe nuk do ti lejojmelë askujt që sukseset e arrituara me punë profesionale dhe të ndershme të na i tjetërsojnë dhe kontestojnë.

Shkëndija ka investuar dhe vazhdon të investojë për ngritjen e nivelit të ekipit drejt profesionalizmit të mirëfilltë, ndërsa së fundmi kemi bërë tentime për tu përforcuar me qëllim që ambiciet t’i konvertojmë në realitet.

Shkëndija do të jetë kampione dhe kjo do të arrihet jo sepse dikush do të na falë atë, por sepse suksesin do ta merritojmë në teren. Skuadra jonë dëshiron të garojë në mënyrë korrekte me kushte të barabarta me rivalët tonë sportiv dhe nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt për të realizuar objektivat tona. Secili ka të drejtë të ketë pretendimet e veta, mirëpo në asnjë mënyrë të kërkohet të përfitohet peshë dhe publicitet në llogari të KF Shkëndija.

Ne si klub respektojmë gjitha institucionet dhe vendimet legjitime, ndërsa kërkojmë respekt të ndërsjelltë edhe nga tjerët për ne.

Me respekt, KF Shkëndija

To Top