Sibela Alimovska

Reagim nga Ministria e Kulturës

Lidhur me informacionin që u publikua në lidhje me neglizhimin e një organizate, e ashtuquajtura “22 Nëntori” se gjoja Ministria e Kulturës nuk e paska mbështur projektin e kësajt të fundit, si dhe reagimit të një profili që vjedhurazi e përdor emrin e Lëvizjes BESA, Ministria e Kulturës e sqaron opinionin se kjo OJQ aplikimin e saj e ka bërë në vitin 2017, dhe atëkohë ka qenë e refuzuar nga ish ministri dhe garnitura e kaluar.
Kjo nënkupton që ministri Asaf Ademi nuk ka asnjë gisht në këtë refuzim, por përkundrazi, ky institucion përkrah dhe inkurajon që ata të vazhdojnë me punë dhe aktivitet në interes të mbrojtes të identitetit dhe kulturës shqiptare, sidomos në qytetin e Manastirit.
Ne se Ministri jemi të angazhuar që, tradicionalisht, në bashkëpunim me IN “Muzeu i Alfabetit” ta shënojmë 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit. Me këtë rast i inkurajojmë OJQ-të që të aplikojnë me projekte serioze dhe konkrete në Ministrinë e Kulturës (paraprakisht, kur të hapet konkursi për programin nacional 2018), që të mund të bashkëpunojmë dhe ndihmojmë në afirmimin e vlerave të njëmendta kulturore, kombëtare dhe nacionale, Nurxhan Asanovska, zëdhënëse e Ministrisë së Kulturës.
Më poshtë mund ta gjeni edhe reagimin e përfaqësueses së shoqatës joqeveritare “22 Nëntori”, Sibela Alimovska e cila i demanton shpifjet që qarkulluan në opinion.
Personalisht, Sibela Almimovska i kërkon falje Ministrit për Kulturë, z. Asaf Ademit, i cili me naivitet dhe dashakeqësi është sulmuar nga disa portale dhe individ shpifës lidhur me deklaratën time për portalin PortAlb Mk ne lidhje me refuzimin e projektit të Shoqatës Joqeveritare “22 Nëntori” kushtuar Ditës se Alfabetit. Projekti është refuzuar në kohën e ish ministrit per kulture, z. Robert Allagjozov dhe ish sekretarit shtetëror për kulturë, z. Valmir Aziri. Ky problem nuk ka te bej aspak me ministrin aktual z. Asaf Ademi. Personalisht nuk e njohë dhe nuk kam patur rast të takohem me ministrin aktual, por shpresoj së shpejti me një delegacion të shëndosh nga qyteti i Manastirit do të kërkoj një vizit oficiale ku shpresoj të na jepet mundësia ti shpallosim të gjitha problemet, nënçmimet dhe shkeljet nga ky institucion.

Loading...