Pas pezullimit nga Federata e boksit e Maqedonisë për gjashtë muaj mosudhëheqje të ekipit në ndeshje të boksit, vjen reagimi i trajnerit të KB Shkëndija, Halim Abazi.
Ja postimi i tij:

“Turp të keni. Për të drejtën e nxënësit tim në rast se ka nevojë edhe më shumë bëj, si ju që bëtë gjithcka të dëmtoni sportistin shiptar, por për fat të mir jemi në një shekull, ku ka kamera dhe faktet pranohen. Do të bëj ankesë se shumë pak më keni dënuar, është qesharake, veç 6 muaj duhet më shumë së paku 6 vjet”, shkruan Lima në profilin e tij në rrjetin social facebook.

Kujtojmë se, Lima protesoi për padrejtësi pas përfundiimit të mecit mes boksierit të tij Lulzim Ismaili (69kg) kundër Goce Janevskit (Aperkat), në kampionatin individual të Maqedonisë, të dielën e kaluar në Kumanovë.

Loading...