Fondacioni Real Madrid Kampus Eksperians vjen në Maqedoni me projektin për edukim futbolli të djemve dhe vajzave të moshës 7 deri më 17 vjec.

Kampi do të mbahet gjatë verës në terrenet te kompleksi i FFM-së dhe do të ketë karakter rekreativo-edukativ me qëllim të promovimit të jetës sportive dhge zhvillimit social. Mbështetje ka dhënë edhe ARS. Fondacioni i Real madrid është i pranishëm në pesë kontinente me më shumë se 3500 pjesëmarrës. Me lojtarët e rinj nga Maqedonia do të punojnë trajner nga Spanja, në cdo 20 fëmijë, kurse në fund pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë për pjesëmarrje.

Drejtori i Fondacionit të Real madrid, Joakin Sages Blesa pret që kampi të shkaktoj interesim të madh tek të rinjtë e futbollit dhe se do të jetë tradicional. Kampi i Realit në Shkup do të mbahet nga 11-15 qershor 2018.

Loading...