Reali fiton, Modrici në pankinë (Video)

Real Madrid ka përmbysur gjithçka në Muncipal de Montilivi teksa ka mposhtur Girona-n me rezultatin 4-1. Me këtë fitore, Los Blancos kalojnë në krye të La Liga-s me gjashtë pikë të plota. Ndeshja nuk filloi mirë për Real. Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh me golin e Garcia në minutën e 16-të.

Gjithsesi, të besuarit e Lopetegui dukeshin mirë dhe po krijonin raste për të shënuar. Pak përpara se të përfundonte pjesa e parë, ishte Sergio Ramos ai që barazoi rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë. Pas pushimit ndeshja ishte e tëra në dorë të Real, sidomos pas penalltisë së dytë e cila u shndërrua në gol nga Karim Benzema.

Ai që vulosi fitoren ishte Gareth Bale, i cili pas një pasimi të artë nga Isco arrin të mposhtë portierin. Në fund të takimit, ishte Benzema ai që kompletoi pokerin dhe e mbylli mbrëmjen e vonë me një dopietë.

https://www.youtube.com/watch?v=8mpQD37Qwvw

Loading...