Reali për herë të tretë radhazi po luan në Ligën e kampionëve, por në Madrid nuk janë të kënaqur me paraqitjet në garat tjera.

Në Primera humbën betejën për titull, ndërsa poashtu janë eliminuar edhe nga Kupa e Spanjës.

“Mbretërit” planifikojnë rinovim gjatë verës, ndërsa për dy lojtarë janë të gatshëm të harxhojnë 500 milion euro.

Treshja Bale-Benzema dhe Ronaldo dalë nga dalë po shkon në histori, dhe tani pritet të krijohet një treshe e re:Salah-Ronaldo dhe Neymar.

Shumica janë të bindur se Neymar do të nënshkruaj me Realin para fillimit të botërorit për 300 milion euro. Ai do të mbajë fanellën me numër 10 në klubin e ri. Mediat shkruajnë se Florentino Perez është gati të paguaj 200 mln euro për Salah, kurse Liverpooli thuhet se ka pranuar ofertën.

Loading...