Santiago Solari debutoi me fitore në stolin e Realit të Madridit në kampionat, me “Los Blancos” që mposhtën 2-0 Valladolidin në “Santiago Bernabeu”, kur përtej shifrave, hasën shumë vështirësi përballë skuadrës që ka si aksionar kryesor Ronaldo “Fenomenin”.

Kjo sfidë dhuroi emocione të shumta dhe raste në të dyja portën, por do të zhbllokohej vetëm nëpërmjet një autogoli të Kikos, të cilit goditja e Vinicius, i hedhur në fushë në vend të Asensios, iu përplas në shpinë e më pas përfundoi në rrjetë.

Valladolidi tentoi të shmangte humbjen dukë ushtruar më shumë presion në minutat e fundit, por pësoi golin e dytë, që mban firmën e Sergio Ramos, i cili u tregua i saktë në ekzekutimin e një 11-metërshi.

Loading...