Reali publikon listën e lojtarëve të finales, Zidan merr me vete edhe… djalin

Reali i Madridit, nëpërmjet faqes zyrtare ka bërë publike listën e 24 futbollistëve që do të jenë prezent në finalen e Champions Ligës, që do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 20:45 në Kiev. Ajo që bie në sy është prezenca në listë e djalit të Zinedin Zidan Luka Zidan.

Ai formon treshen e portierëve së bashku me Kejlor Navasin dhe Kiko Kasilan. Kujtojmë që Luka u aktivizua si titullar në sfidën e fundit të kampionatit ndaj Vijarealit që u mbyll me rezultatin 2 me 2.

Loading...