Reali shkatërroi Juventusin e Cristiano Ronaldos (Video)

Real Madrid vijon të jetë “macja e zezë” për skuadrën e Juventusit, pasi “merengues” fituan 3-1 ndaj bardhezinjve në ndeshjen e fundit të International Championship Cup, zhvilluar në Amerikë. Edhe pse Juventusi kaloi i pari në epërsi me një autogol të Carvajal (minuta e 12-të), madrilenët arritën të përmbysin shifrat, duke barazuar fillimisht me Bale (minuta 39) dhe më pas Asensio realizoi dy herë në pjesën e dytë (minutat 47 dhe 56).

 

Allegri luajti me skemën 4-3-3, natyrisht pa Cristiano Ronaldo, që ka vetëm një javë që stërvitet me kampionët e Italisë, por me këtë skemë luajtu edhe Lopetegui, por që ndryshe nga Juve ka në sulm treshen e frikshme Isco-Bale-Benzema. Kjo bëri diferencën në fushë dhe pas një pjese të parë të mbyllur në barazim 1-1, kampionët e Europës treguan se janë më superior në pjesën e dytë, duke realizuar dy hertë me Asensio, më i miri në fushë.

Loading...