Recension për librin e titulluar “Komunikimi me publikun”

Autori në veçanti analizon dhe shtjellon fjalimin konceptual dhe përmbajtësor, organizmin e fjalimit, teknikat dhe llojet e fjalimit. Po ashtu, jo më pak të rëndësishme janë edhe temat që trajtojnë sferën mediave dhe etikën e përdorimit të fjalimit, si dhe standardet ndërkombëtare të komunikimit me publikun

Prof.Dr ABDULLA AZIZI

Komunikimi sot paraqet një aktivitet të pashmangshëm dhe gjithëpërfshirës në rrethanat bashkëkohore, kur teknologjia e informacionit ka arritur një zhvillim të pakontestueshëm.

Libri i autorit dr.Dashmir Idrizi me titull “Komunikimi me publikun” paraqet një nga tekstet e rralla në trevat tona shqipfolëse, i cili i ofron lexuesit një përmbledhje informatash mbi fjalimin publik dhe gazetarinë.

Autori në veçanti analizon dhe shtjellon fjalimin konceptual dhe përmbajtësor, organizmin e fjalimit, teknikat dhe llojet e fjalimit. Po ashtu, jo më pak të rëndësishme janë edhe temat që trajtojnë sferën mediave dhe etikën e përdorimit të fjalimit, si dhe standardet ndërkombëtare të komunikimit me publikun.

Përmes këtij libri, autori përcjell deri tek lexuesi shkathtësitë e nevojshme të cilat duhet t’i posedon një person për të përcjell idenë e tij deri tek publiku dhe për ta bindur atë. Shkathtësia e përcjelljes së informacionit përmes një gjuhe bindëse dhe përmes komunikimit të një ideje të caktuar deri tek tjetri, njëherë nënkupton edhe mundësi për të akcpetuar drejtë atë.

Është e pamundur që në një recension të shkurtër të flitet në detaje për një libër të këtillë,  mirëpo duke e lexuar me vëmendje atë, dua të jap një mendim timin, se ky libër është interesant jo vetëm për studiuesit e gazetarisë dhe komunikologjisë, por edhe për lexuesit e profileve të tjera pasi që komunikimi pak a shumën na prek të gjithë neve.

Parathënia

Libri “Komunikimi me publikun” ngërthen në vete pesë kapituj të cilët janë të lidhur për nga përmbajtja dhe shtjellojnë tema të cilat do t’ju vijnë në ndihmë jo vetëm studentëve, gazetarëve dhe studiueseve por edhe të gjithë atyre të cilët kanë vendosur të merren me politikë dhe të dalin para publikut e të prezantojmë programin e tyre.

Në kapitullin e I-rë është shtjelluar termi i “Marrëdhënieve Publike” (Public Relations”) ku tregohet koha dhe vendi se ku për herë është përdorur fjalimi publikë, dhe si është zhvilluar në atë kohë komunikimi.

Këtu del në pah se për herë të parë fjalim  publik përdori avokati (amerikan) Donman Eaton në vitin 1882. D. Eaton përdori termin e Marrëdhënieve Publike në kuptimin “e mirë në përgjithësi”. Mirëpo merita kryesore e përdorimit të termit i takon (amerikanit) Edward L.Bernays (1891- 1891), i cili u quajt nga Irin Ross (ekspert i Marrëdhënieve me Publikun) “përcaktuesi i parë i termit të MP”.

E.Bemays dha leksione për herë të parë për Marrëdhëniet me Publikun në Universitetin e New Yorkut. Kështu rreth fillimit të shekullit 20-të, termi MP filloj të përdoret për të emërtuar një profesion dhe disiplinë shkencore.

Gjatë shtjellimit të kapitullit të II-të jemi munduar që të sqarojmë mënyrën e përgatitjes së fjalimit dhe paraqitjen e tij para publikut, si dhe qëndrimin para tij. Gjatë historisë njerëzit kanë përdorur të folurit publik si mjet thelbësor për komunikimin e tyre.

Ajo që tha udhëheqësi grek Perikleu para 2500 vitesh vlen edhe sot:” Personi i cili në mendjen e tij formon një mendim për ndonjë çështje të caktuar  dhe nuk mundet që të njëjtën ta shpjegoj, atëherë ai as që ka menduar ndonjëherë për atë çështje”. Të folurit publik siç tregon edhe vet emri, është një mënyrë e të bërit idetë e tua publike, të ndahet me njerëzit e tjerë dhe t’i bindësh të tjerët.[1]

Gjatë kohëve moderne shumë gra dhe burra në të gjithë botën kanë shpërndarë idetë e tyre dhe kanë ndikuar nëpërmes të folurit publik. Në SHBA, lista e njerëzve më të suksesshëm në të folurit publik përmban edhe Franklin Ruzveltin, Billy Graham, Barbara Jordan, Ronald Regan, Martin Luter King etj.

Në kapitullin e  III-të flasim pikërisht për epokën tonë të komunikim-orientimit, këtu jemi munduar që të gërshetojmë rolin e fjalimit dhe dëgjuesit. Themi kështu pasi,  në shumicën prej kompanive, dëgjuesit e mirë fitojnë poste më të larta dha janë më shumë të përkrahur se ata që nuk janë dëgjues të mirë.

Kur drejtorët e bizneseve pyesin për radhitjen në bazë të aftësive komunikuese si një shumë vendimtare për punë, ata bëjnë gjithashtu edhe radhitjen e dëgjuesve më të mirë. Të dëgjuarit është shumë i rëndësishëm. Në një studim të American Fortunee  përbërë nga 500 kompani, pothuajse 60 % nga përgjigjet thanë se organizojnë trajnime për punëtorët për përvetësimin e aftësive dëgjuese.

Edhe në qoftë se nuk planifikoni të bëheni një drejtor kompanie, arti i dëgjimit mund të jetë  shumë i vyeshëm në çdo aspekt të jetës suaj. Kjo është më e qartë kur të  mendoni se njerëzit më shumë kohë harxhojnë duke dëgjuar se sa ndonjë aktivitet tjetër komunikiativ- më shumë se sa duke lexuar, shkruar apo folur.

Mendoni për një moment për jetën tuaj si student. Afër 90% e kohës së orëve nëpër kolegjet dhe universitetet e SHBA-ve  harxhohet duke dëgjuar diskutimet dhe ligjëratat. Një numër i studimeve ka treguar se ekziston një lidhje e fortë në mes të dëgjuarit dhe suksesit akademik. Studentët me nota më të mëdha zakonisht janë ata me shkathtësi të të dëgjuarit  dhe e kundërta. Ka shumë arsye për të marrë seriozisht të dëgjuarit

Në kapitullin e IV-të flasim për rolin pozitiv të cilin e ka fjalimi publik dhe çfarë roli ka ai kur duhet të informojë për  ndodhitë në hapësirë të gjerë të situatave të përditshme. Cilët njerëz mbajnë fjalime informative? Menaxheret e biznesit shpjegojnë buxhetin e vitit të ardhshëm. Arkitekti rishqyrton planet për ndërtesë të re. Oficeri ushtarak iu nënshtrohet udhëzimeve. Kryetari i unionit (sindikatës) i informon anëtarët për detajet e marrëveshjes së re. Punëtori i kishës bënë plane për fushatën për fonde.

Ka situata pambarim në të cilat njerëzit kanë nevojë të informojnë të tjerët. Kompetencat në këtë formë të komunikimit për ju do të jenë provë me vlerë gjatë gjithë jetës suaj. Një ndër detyrat tuaja të para në klasë me siguri do të jetë të mbani një fjalim informative në të cilin ju do të aktroni si ligjërues ose si mësues. Ju mund të përshkruani një objekt, të tregoni se si funksionon ndonjë gjë, të raportoni për një ndodhi, të shpjegoni ndonjë koncept. Qëllimi juaj do të jetë të përcjell dituri dhe kuptim – jo të mbroni çështjen. Fjalimi juaj do të jetë i gjykuar nga aspekti i tre kritereve kryesore:

  • A është komunikuar informacioni me saktësi?
  • A është komunikuar informacioni qartë?
  • A ishte informacioni kuptimplotë dhe interesant për audiencën?

Lexuesi në kapitullin e V –të  të këtij  libri do të mund të gjejë materiale kushtuar punës dhe rolit të mediave. Ku thuhet se kriminelët e vërtetë në këtë listë të gjatë të ekzekutimeve, vrasjeve, mbytjeve djegieve, masakrave dhe krimeve të tjera nuk janë popujt e Ballkanit, kriminelët e vërtetë janë ata të cilët ngulfatshin mendimin publik dhe e shfrytëzojnë paditurinë njerëzore me qëllim të shkaktojnë zëra shqetësues dha ta kyçin alarmin  duke e nxitur shtetin e tyre.

Konkluzionet   e këtilla nga studimi i konfliktit ballkanik para 70 vjetësh ishte dhënë nga përfaqësuesi diplomatik i Kombeve të Bashkuara, Tedeush Mazovjecki, në raportin e tij  në vitin 1995, për rolin e mediave në fillimin e luftës së paradokohshme ballkanike. Ai erdhi tek njohuritë se mediat janë fitore për nxitjen e urrejtjes në bashkësi. Po ashtu me poshtë në këtë kapitull është shtjelluar edhe Vetë-rregullimi dhe kodeksi etikë, Aksionet e mediave në luftën kundër jo tolerancës, si dhe jepen të dhëna për: Pamfletin dhe Fejtonin e kohës së kaluar.

Hyrje

Komunikimi me publikun është përcjellje apo kanalizim i sjelljeve të publikut duke përdorur format dhe strategjitë si aktivitete të ndryshme për të komunikuar. Këto aktivitete të komunikimit me publikun mundësojnë, shikueshmërinë e publikut përballë organizatës apo institucionit që përfaqëson sektori për komunikim me publikun, në kornizat që i ka caktuar apo e ka formuar vetë sektori për organizatën apo atë që përfaqëson. Komunikimi me publikun është aktivitet me qëllim të organizimit dhe dhënies së një imazhi të paracaktuar.

Sa i përket sot komunikimit me publikun përdoret një numër i madh teknikash, përfshirë vrojtimet e opinionit publik dhe fokusimin në grupe për vlerësimin e opinionit. Ato përdorin mjete të teknologjisë së lartë për shpërndarjen e informacionit përfshirë linjat satelitore, mesazhet në internet, fakset apo bisedat telefonike të drejtpërdrejta për të kapur mbështetës për kauzat e klientëve të tyre.

Të folurit publik siç tregon edhe vet emri, është një mënyrë e të bërit idetë e tua publike, të ndahet me njerëzit e tjerë dhe t’i bindësh të tjerët

 

Loading...