Reçica është e vogël për kazino të madhe

Nagip Mehmeti e ka mbyllur shitoren e tij për teknikë, e ka marrë djalin e tij Erdin dhe ka dalë në protestën kundër hapjes së kazinos në Reçicë të Vogël në Tetovë.
“Nuk mendova shumë kur e pashë apelin për protestë dhe menjëherë vendosa të vij. Kjo është më e rëndësishme për mua, ardhmërinë e tij dhe ardhmerinë e gjithë fëmijëve që të mos devijojnë në rrugë të këqij”, ka thënë Memeti për BIRN.

Loading...