Nuk ka vend për Fernando Alonso te makina Red Bull, ku ka një vend bosh për vitin 2019, pas largimit të Daniel Ricciardo. Pas kalimit të australianit te makina Renault, u përfol për një shkëmbim me spanjollin, që nga McLaren (përdor motorin e markës franceze) mund të kalonte te makina austriake. Por Christian Horner, shefi i Red Bull, ka deklaruar se kjo gjë nuk ka për të ndodhur kurrë, duke i mbyllur derën këtij transferimi.

Kam respekt për Fernando, është një pilot i madh, shumë i madh. Por nuk mendoj se do ta shihni te Red Bull sezonin tjetër. Është një pilot që krijon shumë kaos kudo që shkon. Unë nuk mendoj se ai është zgjedhja më e mirë për ne. Unë preferoj që të investojmë te pilotët e rinj dhe jo të marrim një pilot që është në fundin e karrierës së tij. Sa herë që kemi marrë pilotët tanë që vijnë nga makinat tona satelit, kemi patur sukses”, tha Horner.

Loading...