Sport

Red Bull “parakalon” Mercedes dhe Ferrari që në shkurt

355530_TS_15-01-18_5335387099_

Makina e re Red Bull Racing që do të garojë në sezonin 2018 të Formula 1 do të quhet RB14 dhe do të prezantohet më datën 19 shkurt, tri ditë para prezantimit të dy makinave të tjera rivale, Mercedes dhe Ferrari (më datën 22 shkurt). Njëvendëshja austriake do të jetë skuadra e dytë që do të prezantohet për fansat, ndërkohë që më datën 15 shkurt do të prezantohet e para makina Williams.

Drejtuesit e Red Bull kanë konfirmuar këtë datë përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ku më datën 19 shkurt do të jenë dy pilotët Daniel Ricciardo e Max Verstappen që do të zbulojnë njëvendëshen e re. Më datën 20 do të prezantohen makinat Sauber e Renault, më 23 makina McLaren dghe më 26 shkurt makina Toro Rosso. Testet e para sezonale do të nisin më 26 shkurt, në pistën e Montmelo.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top