Referendumi i caktuar për më 30 shtator dhe funksionimi i punës së Parlamentit të Maqedonisë ishin pjesë e çështjeve të cilat u hapën sot në takimin e kryetarit të Kuvendit, nënkryetarët dhe koordinatorët e grupeve parlamentare me pesë kongresmenët amerikanë.

Në takime në Parlamentin e Maqedonisë sot dhe nesër do të jenë  kongresmenët Geri Konoli, Dina Titus, Suzan Dejvis, Dejvid Prajs dhe Bill Florez.

Për momentin në Kuvend kongresmenët, të ndarë në dy grupe, kanë takime me kryetarët e më shumë komisioneve parlamentare, pastaj do të kenë takime të ndara me kryetarin dhe anëtarët e komisioneve për mbrojtje dhe siguri dhe për çështjet procedurale dhe çështjet e mandatit-imunitetit, ndërsa do të takohen edhe me anëtaret e Klubit të grave deputete.

Конгресмени во Собрание

Nesër kongresmenët amerikanë do të kenë takim me përfaqësues të Institutit parlamentar dhe organizatave qytetare.

Deklarata për mediat nga kongresmenët amerikanë nuk janë paraparë, ndërsa shërbimet  parlamentare paralajmërojnë deklarata pas takimeve.

Loading...