Partia shqiptare në opozitë, Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj Qeverisë së Maqedonisë se ueb faqja për referendumin (izlezi.mk) figuron vetëm në gjuhën maqedonase e jo edhe në atë shqipe.

Nga kjo parti për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal thonë se pavaresisht se nuk ka hy ne fuqi ligji per gjuhët, i cili miratua nga Kuvendi i RM, edhe Ligji aktual e obligon Qeverinë, që afishet dhe materialet propagandistike, për fushatën e referendumit edhe ne gjuhën shqipe.

“Në këtë rast vjen në shprehje tendeca e LSDM, për të shtrembëruar nje realitet multietnik, dhe multi gjuhësor ku gjuha shqipe dhe shkrimi i saj, janë realitet i pakuntestueshëm, në kuadër të kësaj vjen ne shprehje gjithashtu edhe “takati” i dobët i BDI, që nuk ka kapacitet politik dhe vendoshmëri për ti përfaqësuar shqiptarët ashtu siç e meritojnë. Është në interes të rezulltatit pozitiv qe Qeveria LSDM-BDI, te jetë e kujdesshme ne këto rrethana qe shpeshherë, kanë qene me tendenca politike majorizuese”, thotë për Zhurnal, Flakron Bexheti nga Aleanca për Shqiptarët.

Loading...