Referendumi, Kambovski: Askush nuk guxon t’i organizojë qytetarët të mos shprehen

Askush nuk guxon t’i organizojë qytetarët për mos zbatim të referendumit me 30 shtator, sepse kjo llogaritet si vepër penale për pengesë të organizimit për zbatim të vendimit ligjor të miratuar, kështu shprehet akademiku Vllado Kambovski. Ai thotë se vendimin për shprehje në referendum për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e Marrëveshjes me Greqinë e ka miratuar Kuvendi, që do të thotë se patjetër duhet të zbatohet, transmeton Portalb.mk.

Sipas akademikut Kambovski, çdokush mundet që publikisht ta shprehë mendimin e tij se a është “për” ose “kundër” referendumit, po assesi nuk mundet të bëhet organizim i qytetarëve që të mos dalin të votojnë në referendum. Çdo qytetar, politikan, lëvizje, parti, bartës i funksionit publik, çdo person në këtë proces duhet të jetë i vëmendshëm.

“Askush nuk guxon t’i organizojë qytetarët të mos shprehen. Partitë politike duhet të largohen nga ajo punë. Nuk është as etike e as morale të ndani materiale, të mbani mbledhje ose protesta me qëllim që t’i bindni qytetarët ta bojkotojnë shprehjen e tyre për “për” ose “kundër”. Referendumi është caktuar me vendim të Kuvendit. Ky vendim është ligjor. Kjo është sikur gjykata miraton ndonjë ligj, ndërsa dikush i organizon qytetarët që ai ligj të mos zbatohet”, thotë Kambovski.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi me 24 gusht i njoftoi deputetët se deri sot duhet të shprehen se a janë “kundër”, “për” ose për “bojkot” të referendumit.

Loading...