Referendumi në Maqedoni do të jetë konsultativ, propozimi arrin në Kuvend, ja si do të jetë pyetja!

Propozim-vendimi për shpalljen e referendumit është dorëzuar në arkivin e Kuvendit të Maqedonisë. Propozim vendimi ka 5 nene. Në nenin e parë thuhet se referendumi është për konsultim me qytetarët dhe aty është shkruar edhe pyetja e referendumit: “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë”.
Si datë për mbajtjen e referendumit është propozuar 30 shtatori, shkruan Gazeta Lajm.
Propozimi është nënshkruar nga deputetët e LSDM-së, BDI-së, PDSH-së, Lëvizja Besa e udhëhequr nga Afrim Gashi dhe Lëvizja Besa e udhëhequr nga Bilall Kasami, kurse nuk ka nënshkrimet e deputetëve të Aleancës për Shqiptarët.
VMRO-DPMNE do të marrë pjesë në mbledhjen kuvendore, por nuk do ta përkrahin propozimin për mbajtjen e referendumit, kanë thënë burime kuvendore për Telma.

Loading...