Referendumi, Sela: Rruga e shqiptarëve drejtë perendimit, që nga koha e Skenderbeut

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Aleancës për Shqiptarët i shoqëruar nga shtabi i zgjedhur i ASH-së për referendumin nga sheshi Skënderbeu edhe zyrtarisht hapën fushatën për mobilizimin e shoqërisë dhe për dhënien e votës “PRO” në referendumin e 30 shtatorit, shkruan gazeta Lajm.

Para mediave fjalën morri kryetarja e shtabit tw ASH-së, Bujare Abazi e cila tha se qëllimi i tubimeve që to ti mbajë ASH-ja është që ti njoftojnë qytetaret me benifitet që mund ti fitojmë me inkuadrimin e vendit në NATO dhe BE.

“Kampanja e ASH-së do të jetë pozitive me thirrje për të përmbajtur referendumin më 30 shtator, sepse inkuadrimi i vendit në NATO dhe BE do të jepë një shpresë të re”, potencoi Abazi.

Në fjalimin e tij, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela tha se vet vendndodhja, (Sheshi Skenderbeu) nuk është e rastësishme dhe se ka një simbolik.

“Rruga e shqiptarëve drejtë perendimit ka nisur që në kohët më të hershme.  Më 30 shtator shqiptarët do të kenë mundësi që përfundimisht të bëjnë ndarjen nga influencat jo të shëndetshme, shëndosha të cilat vazhdimisht u janë inponuar në periudha të ndryshme historike. Shqiptarët, Skenderbeu dikur mbrojti perendimin, kulturën europiane. ”, tha fillimisht Sela.

Ai pohoi se shqiptarët kulturën europiane e kanë në gjenin e tyre. Sipas tij, shqiptarët bënë përcaktimin e tyre pro-perendimor në kohën kur miratuan shkrimin e tyre në kongresin e Manastirit, (alfabetin).

“Shqiptarët ç’do herë kanë qenë pro këtij përcaktimi. Natyrisht që shqiptarët veç tjerash antarësimin në BE dhe NATO e shohin si një moment plus dhe një ndihmesë për ta arritur barabarësinë e shumë kërkuar ndër vite këtu në Maqedoni. Natyrisht që ne do të japim mesazhe, do të bashkëbisedojmë me të gjithë qytetarët të cilët do të bëhen pjesë e karvanit të ASH-së”, vazhdoi Sela.

Sela sqaroi se partia e tij nuk do të bëj thjeshtë tubime dhe mitingje në të cilat do të ketë vetëm fjalime të zyrtarëve. Ai njoftoi se ASH-ja do të zhvilloj debate lidhur me referendumin, dhe do ju përgjigjet pyetjeve të cilët qytetarët i kanë.

“Qëndrimet, vendimet e ASH-së janë të njohura. Ne përveq kësaj do të sqarojmë edhe pse është e nevojshme në Maqedoni bashkë me ndryshimet tjera kushtetuese që parashihen në marrveshjen e Prespës, të arrihet edhe barabarësia e tërësishme ndërmjet komuniteteve dhe assesi nuk do të lejojmë që të ndërtohen koncepte të shtetit një-etnik”, deklaroi Sela, duke shtuar se ajo nuk do të pasqyronte realitetin multi-etnike që ka vendi jonë.

Sela tha se Aleanca do të jemi këtu edhe për ti treguar edhe  Qeverisë, se ka alternativë, ndaj krimit dhe korrupcionit dhe kjo alternativë është ndershmërija.

“Kjo alternativë është rruga drejtë BE-së dhe NATO-s. Do duhet ta kuptojnë ata “qeveria aktuale”,  se Nato nuk është vetëm antarësimi I vendit ë një strukturë ushtarake, por NATO mbi të gjitha është drejtësi është e drejtë. NATO mbi të gjitha është respektimi I të drejtave elementare të njeriut, NATO mbi të gjitha është të largosh nga rradhët tua, politikan të korruptuar dhe jo ti ruash ata me ç’do çmim në mënyrë që të shkelësh të drejtat e popullit të cilin kushtimisht thënë ata përfaqësojnë”, veçoi kryetari I ASH-së duke deklaruar se ASH-ja do t’ju tregoj qytetarëve që Qeveria aktuale ka alternativë.

“Zëvendës kryeministrin i Qeverisë mund të zëvendësohet, ajo që nuk ka alternativë është antarësimi i vendit në BE dhe NATO”, potencoi Sela.  M.i

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Loading...