ëse në referendum merret vendim ai është obligues për institucionet, por nëse nuk merret vendim institucionet kanë për obligim ta thonë mendimin e tyre, porositi sot ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me referendumin e ardhshëm për Marrëveshjen me Greqinë dhe për atë se a do të zbatohen ndryshimet kushtetuese dhe nëse ajo për të cilën janë marr vesh do të pranohet nga qytetarët.

“Qëllimi ynë është që ta përmbushim atë të cilën e kemi premtuar, tu japim mundësi qytetarëve ta thonë mendimin e tyre për BE-në, për NATO-n dhe për rrugën me të cilën do të arrijmë deri te anëtarësimi. I inkurajojmë qytetarët që në mënyrë sa më transparente ta thonë qëndrimin e tyre, nëse dikush është i bindur ashtu si jemi të bindur ne se një shumicë e madhe e qytetarëve dëshirojnë që vendi të normalizohet, të stabilizohet, të vendoset në atë rrugë, do të dalin dhe do ta japin votën e tyre. Ata të cilët vlerësojnë se kjo nuk është mirë gjithashtu mund të dalin dhe ta japin votën e tyre. Këtë vendim ua lëmë qytetarëve dhe i ftojmë që ta japin mendimin e tyre”, porositi Shekerinska pas nënshkrimit të sotëm të Memorandumit për bashkëpunim me dekanin e FETI, Dimitar Tashkovski, njofton MIA.

Në lidhje me atë se a është planifikuar edhe një takim tjetër i liderëve i cili do t’i dedikohet çështjes së referendumit, Shekerinska theksoi se deri më tani kanë treguar durim të madh për diskutim me qëllim që të përputhen qëndrimet.

“Si pyetje është parashtruar Marrëveshja me Greqinë, si pyetje është parashtruar anëtarësimi ynë në BE dhe në NATO. Secili që i ndan këto dy tema gënjen dhe manipulon me opinionin”, tha Shekerinska.

Përkujtoi se në takimet e mëparshme të liderëve ishin përmbushur një pjesë e madhe e kërkesave të opozitës. Pas takimit të parë ishte organizuar takim i liderëve në përbërje më të vogël.

“Gjithçka që kërkoi opozita përveç amnistisë për të cilën prej fillimit thamë se nuk e pranojmë dhe ishte pranuar”, porositi Shekerinska dhe theksoi se në këtë moment te opozita nuk ekziston disponim për marrëveshje.

Sipas njohurive të tyre Kuvendi sipas të gjitha gjasave të hënën do ta marrë vendimin për shpalljen e referendumit.

Loading...