Reforma arsimore kalon nëpërmes shkollës

Reforma në arsim është çështje esenciale, proces i ndërlikuar që duhet të mbështetet në strategji për reforma dhe ajo duhet të ketë rekomandime të definuara mire e të trajtohet si projekt i përbashkët i institucioneve arsomore dhe politike

Xheladin Murati

1.Premisat nisëse
Reforma është udhëtim, lëzje e vazhdueshme për të arritur të rrenë e cika asnjëherë nuk na mjafton. Shpesh ndodh që të mbetemi te përshkrimi i proceseve reformuese qofshin ato të sakta apo të gabuara. Cdo zgjidhje reformuese kërkon analizë postreformuese. Prandaj për reformën duhet vërtetë kujdes, syçeltësi dhe largpamësi, e mbi të gjitha përgjegjësi kur ajo i ofrohet nxënësit. Ajo do kohë, gjykim dhe përkushtim sepse gjithçka tjetër nga zgjidhjet kthehet në bomerang.
Reforma në arsim është çështje esenciale, proces i ndërlikuar që duhet të mbështetet në strategji për reforma dhe ajo duhet të ketë rekomandime të definuara mire e të trajtohet si projekt i përbashkët i institucioneve arsomore dhe politike. Për të shqyrtuar rëndësinë e reformës arsimore kam parasysh këto premisa:
1. Reforma e arsimit dhe e shkollës është proces kompleks, interdisiplinar dhe shumëdimensional, ajo kërkon qasje serioze dhe jo aty për aty
2. Na duhet një shkollë ndryshe nga e sotmja.
3. Reforma ka për synim të ndërtoje një shkollë tjetërfare
4. Sa më shumë vëmendje t’i kushtojmë reformës, aq më të suksesshme do të duken pritshmëritë dhe funksioni e misioni i shkollës.
2.Aspektet dhe qasjet
Reformimi i arsimit duhet të bëhet në shumë dimensione si dhe përmes një plani afatgjatë. Në fakt, reformat në arsim nuk kanë munguar, ai është në reformim të vazhdueshëm. Reforma nuk duhet shikuar si punë e përfunduar brenda një afati të shkurtër kohor. Horizonti i saj shtrihet përtej duke ofruar hapësira për ndryshime të reja në shkollë e në arsim.
Reforma nis me projekte duke filluar nga faza konceptuale deri te realizimi i projektit. Ajo është përpunim i zgjidhjeve unike në vlerën e tyre pedagogjike dhe në përgjigje të nevojave të shoqërisë e të individit. Sfidat e reformës arsimore dhe të shkollës bashkëkohore do ti kisha shikuar në tri segmente: për një periudhë dhjetvjeçare. Së pari, ndalimi i shtimit të lëndëve mësimore dhe projekteve nëpër shkolla. Së dyti, sistematizimin e menjëhershëm të planprogrameve mësimore apo kurrikulave stabile dhe , së treti, digjitalizimin e arsimit e të shkollës.
Shkolla si institucion dhe arsimi si fushë i ka prirë njeriut dhe shoqërisë me dinamizëm, imagjinatë dhe force të veçantë, gjithnjë duke e reformuar veten dhe shoqërinë. Eshtë e vërtetë dhe e sigurt se nuk ka ecje përpara pa vlerat themelore e të qëndrueshme që garantojnë ndryshime qenësore. Shkolla është ajo që ofron edhe vlera dhe strategji veprimi për ndryshime. Prandaj ajo ka nevojë dhe arsye të reformohet. Në fakt shkolla kalon nëpër reforma dhe njëherit reformat kalojnë nëpërmes saj.
Gjithsesi, duhet të punohet në drejtimet vijuese për reformim cilësor të shkollës e të arsimit:
– ristrukturim të arsimit e të shkollës në veçanti të arsimit të mesëm e sipëror;
– arsimimi të merr karakter dhe të ngrihet në nivel efikasiteti;
– nuk mund të bëhen reformat ë mirëfillta pa u respektuar kualifikimi dhe profesionalizmi.
Më kryesore e refomës është: reformat nuk mund të rezultojnë me sukses sepse arsimi është i politizuar dhe partizuar maksimalisht. Ndonëse na duken si të pavarura, shkolla dhe arsimi janë të lidhura me politikën në një mënyrë të çuditshme. Celësi partiak në punësime, në zgjedhje të personalit mësimor dhe udhëheqës nuk është produktiv.
Eshtë evident fakti i instrumentalizimit të arsimtarëve për interesa të partive në pushtet. Realisht ssistemi jonë arsimor dhe shkolla nuk janë rezistues ndaj ndikimeve politike, prandaj arsimi dhe shkolla rezultojnë me politizim dhe selektim.
Të gjitha eksperiencat për një reformë cilësore dhe efikase janë të rëndësishme dhe refoma ka gjithmonë të vështirë të ndajë apo cilësoj shkollën si bashkëkohore nëse asaj nuk i paraprinë studime të gjithanshme. Kjo edhe për arsye se edhe reformat edhe shkolla në çdo situate përballet me të reja, me të papritura, me faza dhe koncepte të ndryshme për edukim dhe arsimim. Në fillim rëndësi ka të investohet në shkollën e re, veçanërisht në përmbajtje (kurrikulë), në teknologji dhe metodologji. Shkolla duhet të kthehet në një institucion me rëndësi qëndrore, jo vetëm për shkak të statusit të saj qendror në edukim dhe përgatitjen profesionale të njeriut por edhe për faktin se shkolla më e ekspozuar ndaj reformës. Përveç kësaj në shkollë pasqyrohen të gjitha ndjesitë e reformës: planprogrami, metodologjitë, teknologjitë, e të ngjashme. Për këtë arsye shkolla meriton vëmendje të veçantë për të ruajtur rëndësinë që ka në shoqëri dhe për personalitetin në veçanti.
3.Konkluzion
Për të gjitha këto që thamë dhe për të realizuar një reformë të suksesshme e më të sigurt, sugjerohet:
Së pari, reforma ka për qëllim të ndryshoj mënyrën se si ne i shohim programet dhe qasjet që ajo sjellë. Tashmë ka një gamë të gjerë mënyrash për të parë efektet dhe për të vlerësuar ekzaktshmërinë ku jemi dhe ku ne dëshirojmë të arrijmë. Thjesht tre elemente e dëshmojnë këtë: shkolla të rikomponohet, arsimi të restaurohet dhe efektet e reformës të ngrihen ndjeshëm.
Së dyti, efekti i reformës është vendimtar edhe për mënyrën sesi perceptohemi nga të tjerët, na shtetet e BE-së dhe politikat e tyre, meq atje duam të integrohemi.
Së treti, reforma është një përpjekje për të vendosur në harmoni përmbajtjet, programet, metodologjitë në kërkim të bashkëkohores. Duke vërë theksin tek përmbajtja programore si moment kyç, duhet të dominojnë dituritë konkrete, jo historike, dije logjike që nxit të menduarit kreativ, kërshërinë dhe etjen për dije.
Së katërti, për të realizuar një reformë të suksesshme nevojitet: staf të kualifikuar me kompetenca, zgjidhje për çdo problem, angazhim maksimal dhe garanci për projektin që propozohet.
Gjithsesi, për shumë çështje tjera duhet të lihet më tepër hapësirë të debatohet dhe të hulumtohet. Shumë reforma arsimore në botë bëhen mbi bazë të hulumtimeve disavjeçare. Përndryshe zgjiidhjet që ofrohen mbeten të pafolur, të folur pak ose të përfolur. Kështu mund të ndodh edhe me iniciativën më të re për reformimin e arsimit fillimisht të ciklit të pare të arsimit fillor nëntëvjeçar (kl. I, II dhe e III)

Loading...