Reformat në arsim, Dardhishta: Zmbrapsja e ministrit nga ligji, paaftësi

Ngecja e reformave në arsimin fillor vjen si pasojë e vendimeve të përshpejtuara, të pa analizuara dhe nga joprofesionistët në këtë fushë, u shpreh kryetari i Lidhjes së arsimtarëve shqiptarë Nuhi Dardhishta. Ai theksoi se për arsim cilësor dhe reforma cilësore duhet të ketë debat të gjërë publik.

Kjo është një lloj pa përgjegjësie e Ministrisë së Arsimit dhe njerëzve që punojnë aty, sepse ata kanë paralajmëruar që do të ketë strategji të arsimit, do të ketë ndryshim të ligjit të arsimit fillorë dhe do të ketë ndryshim në plan-programin e klasave të para, të dyta dhe të tretë. Kjo Ministri e Arsimit tanimë 1 vit që punon, paralajmëroi shumë reforma, dhe asgjë nuk është bërë. Kjo është humbje për 1 vit dhe faktikisht ne humbim dhe nuk arrijmë tek reformat në arsim. Kjo është një neglizhencë, një pa aftësi mund të themi e Ministrisë të Arsimit – tha Nuhi Dardhishta, Kryetar i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë./Alsat-M

Loading...