Refugjatet përdhunohen gjatë rrugës drejt Evropës

Një femër siriane, që i ishte bashkuar valës së emigrantëve që kanë arritur në Gjermani, është detyruar të shkojë në shtrat me trafikantët e familjes për shkak se burri i saj nuk kishte mundësi t’ua shlyente borxhin për t’i çuar ata në vendin evropian.

Një tjetër femër ishte rrahur derisa kishte humbur vetëdijen prej një gardiani hungarez, vetëm pse kishte refuzuar të shkonte në shtrat me të.

Një refugjate tjetër, që kishte punuar si grimere artistësh, ishte veshur si djalë dhe vetëm kështu kishte shpëtuar prej një grupi meshkujsh refugjatë që po udhëtonin përgjatë disa shteteve me radhë në drejtim të Gjermanisë. Tani në një qendër strehimi në Berlin ajo ende fle me tesha veshur, si shumë femra të tjera këtu. Para derës vendos një filxhan në orët e vona të natës, transmeton sot “Koha Ditore” shkrimin e NYT.

Qendra e pasigurt e strehimit

“Nuk ka kyç ose diçka të ngjashëm”, ka thënë Esraa al-Horani, frizere, që kujdesej për fytyra të njohura të Lindjes së Mesme. Këtë e kanë konfirmuar edhe shumë gra të tjera që nuk kanë dashur të flasin me identitet. Horani ka qenë me fat. Ajo ka rrëfyer historinë e saj: “Mua vetëm më kanë rrahur dhe plaçkitur”.

Dhuna dhe lufta në vendlindje, trafikantët oportunistë dhe detet e rrezikshme gjatë rrugës, dhe pritja e jo e ngrohtë në kontinentin me një mijë telashe – janë vetëm disa prej rreziqeve me të cilat janë përballur gratë dhe vajzat nga Lindja e Mesme derisa kanë arritur në Evropë prej Lindjes së Mesme dhe përtej saj. Por rreziqet nuk kanë të sosur për këto femra edhe pasi të arrijnë në qendrat e strehimit.

Intervistat me dhjetëra emigrante e refugjate, punëtorë socialë dhe psikologë që kujdesen për njerëzit e traumatizuar që arrijnë në Gjermani, sugjerojnë se migracioni i fundit masiv është shoqëruar me ngritje të dhunës ndaj femrave.

Loading...