Refuzohet kërkesa e Gruevskit për përjashtim të gjykatësve, seanca sërish në pauzë

Është refuzuar kërkesa për përjashtimin e këshillit gjyëqsor dhe ushtueses së detyrës së kryetares së Gjykatës së Apelit, Lidija Dimçevska, që sot në seancë e dorëzoi avokati i Nikolla Gruevskit dhe Gjoko Popovskit.

Pas refuzimit të kërkesave, seanca publike në Gjykatën e Apelit në të cilën vendoset për ankesat për dënimin me burg të Gruevskit dhe Popovskit, është ndërprerë sërish, pasi është dhënë pauzë.

Avokati Sterjo Zikov këtë herë kërkoi përjashtim të gjykatëses Tanja Mileva, pasi siç tha, ajo ka qenë e zgjedhur në kohën kur LSDM formoi qeverinë, ndërsa PSP hapte lëndët për të cilat kishte nisur hetime.

Zikov tha se Mileva është gruaja e Igor Milevit, i cili ka qenë kandidat për kryetar komune në Radovish nga radhët e LSDM-së, ndërsa tani është këshilltar i drejtorit të Doganave.

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor Cvetanka Periq përsëri dha pauzë që të vendosë për këtë kërkesë.

Përndryshe, për lëndën “Tanku” Nikolla Gruevski u dënua me dy vite burg, ndërsa Gjoko Popovski me gjashtë vite dhe gjashtë muaj burg.

Loading...