Rajon-Botë
11/12/2015 18:09:04

Regjisori boshnjak i ofron Putinit oborrin e shpisë për të vendosë raketa ruse (Video)

kusturica

Regjisori boshnjak Emir Kusturica, i cili tani deklarohet serb, ka qëndruar me bashkëshorten e tij në Moskë, ku ka marrë pjesë në shënimin e dhjetëvjetorit të rrjetit televiziv rus, Russia Today.

Në këtë manifestim në mesin e shumë mysafirëve ka qenë prezent edhe presidenti rus, Vladimir putin dhe kryeministri Dmitrij Medvedev.

Çifti Kusturica ka qenë i ulur në një tavolinë me presidentin rus. Siç ka deklaruar më pas regjisori Kusturica, gjatë manifestimit ka arritur edhe të bisedojë me presidentin rus.

“Me presidentin rus Vladimir Putin bisedova dje në Moskë, gjatë festimit të 10 vjetorit të televizionit Russia Today për shumë tema, por më së tepërmi për bazën ruse në Ballkan, respektivisht në Serbi. Unë i propozova të vendosë raketat ruse në oborrin tim”, ka thënë Kusturica.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=r6uYxborC9c&w=560&h=315]
To Top