Regjisori i filmit fyes për UÇK-në sot del para gjykatës në Shkup

Jani Bojaxhi, regjisori i filmit “Tallje me Krishtin”, që nxiti reagime tek opinioni shqiptar sot do të shkojë në gjykatën themelore Shkupi 2, informon INA.

Filmi ka përmbajtje nga viti i konfliktit të vitit 2001, ku shfaqen njerëz të uniformuar me emblemat e UÇK-së që në disa sekuenca kryejnë krime ndaj civilëve.

Ai është thirrur lidhur me filmin kontrovers dhe me elemente fyes, me propozim të Avokatit të Shtetit dhe Ministrisë së Kulturës. Por këtë vendim e ka kritikuar ashpër vetë regjisori Bojaxhi, duke e quajtur fashistë.

Bojaxhi përmes një letre publike ka shprehur akuza të rënda ndaj institucioneve, duke i quajtur fashiste që ndalojnë vlerat dhe lirinë.

Në fund të letrës së tij po ashtu ka përcjellë porosinë “vdekje fashizmit”, duke iu adresuar institucioneve që e kanë thirrur para drejtësisë. Megjithë këtë vendim, ky film ka vijuar të shfaqet nëpër kinematë e vendit, fillimisht në Shkup dhe më pas edhe në qytete tjera. (INA)

Loading...