Regjisori i filmit “Tallje me Krishtin” ky antishqiptar i përbetuar, i finansuar nga qeveria BDI – VMRO

Ndonëse nëpërmjet një deklarate për media regjisori, Jani Bojaxhi, u nxitua të distancohet nga përmbajtja e këtij filmi, duke thënë se ai nuk ka asgjë personale dhe kundër shqiptarëve, statuset e tij e dëshmojnë krejt të kundërtën (siç mund ta shikoni në fotografinë më poshtë).

Fill në trilerin filmit”Tallje me Krishtin” ushtarët e UÇK-së paraqiten si vrarës ordinerë dhe si terrorist, gjë që nuk ka të bëjë aspak me ngjarjet reale të luftës së vitit 2001, me çka fatkeqësisht kjo i kontribuon thellimit të përçarjeve ndëretnike. Por, edhe si shumë çështje të tjera, është e habitshme se si ky film është përkrahur finansiarisht pikërisht nga ata që thirren dhe mundohen me çdo kusht ta përvetësojnë UÇK-në, pra BDI-ja, në kohën e “vëllazërimit” të tyre VMRO-në.

BDI ka dhënë “bekimin” e saj që ky film të del në dritë, ani pse pa fije turpi kërkon votën e ish – luftëtarëve dhe popullit që ndihmoi UÇK-në, edhe pse asnjëherë nuk e zgjidhi statusin e ish – luftëtarëve të vërtetë të UÇK-së. Por, luftëtarët e sinqertë – përfunduan o burgjeve, o u vranë, të paktë janë atë që i kemi në mesin tonë. Ndonëse, kjo është një temë për t’u diskutuar në ndonjë shkrim tjetër.

Kur jemi te filmi, duhet thënë se Bojaxhi duket se është ngjyrosur në mënyre primitive me ngjyrat nacional – romantike, mirëpo duhet ta ketë të qartë ai dhe të gjithë të tjerët që mendojnë si ky: se pa shqiptarë as në ëndërr nuk mund të shohin Maqedoni!

Prandaj, të gjithë duhet të luftojmë që të hiqen barrierat që na ndajnë, kështu të dëshmojmë se jemi për një Maqedoni – Verirore, e cila për të gjithë qytetarët do të jetë e barabartë dhe me mundësi të shumta bashkëvepruese.

Nëse ende dikush vazhdon të besojë se Maqedonia – Veriore mund të funksionojë me mendësinë se shqiptarët janë qytetarë të rendit të dytë, gabohet rëndë, për të mos thënë se e çojnë këtë shtet drejt ndarjes përfundimtare. “Bojaxhive” kokëtul së bashku me përkrahësit e tij që ndihmuan filmin (mes tyre qeverisja VMRO – BDI), u duhet thënë: “arrnautët” që pretendoni ti nënçmoni ju ndihmuan të rrëzoni edhe regjimet më të rënda, prandaj kujdes gjuhën!

Loading...