Regjisori shqiptar nga Shkupi ka nevojë për ndihmën tuaj

Murat Zherka është një i ri, 18 vjeçar, nga Shkupi, i cili merret me regji të filmave të metrazhit të shkurtë.

Ai ka marrë pjesë në disa festivale botërore në SHBA, Francë, Kroaci, Holandë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Këtë radhë, Zherka merr pjesë në Zurich Film festival, ku do të garojë me 200 filma të tjerë. Filmi është i radhitur si i dyti, ndërkaq paraprihet nga një film i Venezuelës.

Regjisori Zherka ka nevojë për ndihmën tonë. Deri nesër në ora 12 është i hapur votimi që mund të bëhet përmes profileve personale në Facebook, duke klikuar në linkun e filmit ”I DID IT”.

Pasi të shikohet filmi, duhet të votohet nga 1 deri në 5. Kuptohet që Zherka ka nevojë për votë të lartë, pra për 5, në mënyrë që të arrijë të fitojë garën.

Votimi bëhet në opsionin ”Sign in to vote”, i cili gjendet poshtë videos në linkun e filmit këtu: http://www.mobilefilmfestival.fr/?v=f8e55713-81c8-11e5-8510-e7c429eff236

Loading...